Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Leart Paqarada nuk do të lejohet të grumbullohet me kombëtaren për ndeshjen e nëntorit.
Lajmin e ka konfirmuar vetë skuadra gjermane FC St. Pauli.
“James Lawrence dhe Leart Paqarada janë ftuar nga kombëtaret e tyre. Lawrence do të udhëtojë për në Uells. Paqarada do të qëndrojë në Hamburg pas konsultimeve me zyrtarët e klubit”, thuhet në njoftimin e klubit.







