Leart Paqarada është larguar më herët nga fusha e lojës në takimin e St.Paulit kundër Regensburgut në Bundesliga II.

Mbrojtësi i krahut është lënduar në minutën e 62-të të përballjes, me ç’rast është larguar nga loja, shkruan Demokracia.com.

62' #Paqarada looks to have picked up a knock and has been replaced by Lars #Ritzka. 🔁#fcsp | #ssvfcsp 2-0

— FC St. Pauli English (@fcstpauli_EN) September 18, 2022


Ndonëse nuk dihet ende shkalla e lëndimit, grumbullimi i tij me Kombëtaren e Kosovës në muajin shtator mbetet në dyshim.

Leart Paqarada është ftuar nga përzgjedhësi i “Dardanëve”, Alain Giresse për ndeshjen e muajit shtator në Ligën e Kombeve.

Paqarada mungoi për një kohë të gjatë te Kosova.