“Le të luajmë lojën e jetës sonë” – Modriq ka një thirrje për bashkëlojtarët e tij para gjysmëfinales

Të martën, futbollistët më të mirë kroatë do të luajnë “ndeshjen e jetës së tyre”, thotë Luka Modriq, kapiteni i Kombëtares së Kroacisë para ndeshjes gjysmëfinale në Kupën e Botës.

Kroacia të martën mbrëma përballë do ta ketë Argjentinën e Lionel Messit në “luftën” për finale.

“Është mbresëlënëse të jesh sërish në gjysmëfinale të Kupës së Botës, kjo që po bën kjo skuadër është diçka e pabesueshme ”, tha Modriq për televizionin spanjoll dhe shtoi:

“Është normale që të gjithë të shikojnë më shumë vendet e mëdha. Duke qenë se jemi një vend i vogël, askush nuk na merr parasysh, por nuk e kemi problem që të tjerët të jenë të preferuar dhe ne të jemi në hije. Është diçka që nuk mund ta kontrollojmë”, deklaroi Modriq, transmeton Demokracia.com.

Modriq thotë se Argjentina nuk është vetëm Messi dhe se rivali është një grup lojtarësh të mëdhenj dhe se ai me shokët e skuadrës do të përpiqet të bëjë lojën e jetës së tyre.

“Argjentina është një ekip i madh, ne nuk luajmë kundër vetëm një lojtari. Sigurisht, Leo Messi është i mrekullueshëm, lojtari i tyre më i mirë dhe ne do të kemi shumë vështirësi për ta ndaluar, por ne jemi gati dhe do të bëjmë më të mirën. Le të përpiqemi të luajmë lojën më të mirë të turneut në jetën tonë. Shpresoj që kjo të mjaftojë për finalen”, përfundon lojtari i Real Madridit.