LDK

LDK-Qeverisë Kurti: Sa ishit në opozitë trumbetonit për veriun, sot po e paguani rrymën për serbët atje

Lidhja Demokratike e Kosovës ka komentuar programin e Qeverisë Kurti. Shkëmb Manaj nga kjo parti ka thënë se në këtë program nuk është përfshirë asnjë masë konkrete për “shtrirjen e autoritetit të plotë të Qeverisë në veri të vendit” siç është paralajmëruar nga kjo parti.

Manaj tha se VV’ja trumbetonte sa ishte në opozitë për Veriun, ndërsa tashm po ua paguan rrymën serbëve në veri.

“Kjo qeveri nuk ka paraparë asnjë masë konkrete për veriun e Kosovës. LVV sa ishte në opozitë trumbetonte se në momentin që vjen në pushtet do të shtrinte autoritetin e plotë në veri të Kosovës. Prandaj LVV t’u shpejgojë qytetarëve se cilat janë masat që i ka marrë.

Nuk ka përaktuar asnjë masë për t’i mbështetur institucionet e sigurisë në këtë pjesë të vendit. Qeveria nuk ka paraparë asnjë masë për kthimin e qytetarëve të veri të vendit, pra të shqiptarëve. Ata kanë zgjedhur që të paguajnë rrymën për serbët në veri.

Nuk ka strategji kombëtare për trajtimin e krimeve të luftës, që nuk janë trajtuar me seriozitetin e duhur. LDK vlerëson se nuk mund t’i qasemi kësaj çështje pas një dokument strategjik”, tha Manaj.