LDK

LDK kritikon qeverisjen në Ferizaj: Njerëzit e afërt të Agim Aliut po përballen me drejtësinë, e këtij s’po i dëgjohet zëri

Zyrtari i LDK-së, Flamur Istrefi ka kritikuar Kryetarin e Ferizajt, Agim Aliut duke i kërkuar që të shkarkojë zyrtarët komunal të cilët sipasi tij, janë duke u përballur me drejtësinë.

Istrefi në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se zëvendësi i tij akuzohet për keqpërdorim detyre, kryesuesi i Kuvendit për kanosje e Kryeshefja e Prokurimit për çështje tenderash.

“A mos është arsyeja e gjithë kësaj se keqpërdorimet në komunën e Ferizajt janë zinxhirore dhe hallka kryesore është vetë i pari i komunës? A po frikësohet Agim Aliu që pas shkarkimit të tyre, zhytet në telashe pasi që të dalë sheshazi e vërteta? Apo mbase fati i njëjtë po e pret edhe kryetarin, për të cilin veçse është raportuar se po hetohet?”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Njerëzit e afërt të Agim Aliut po përballen me drejtësinë, e këtij s’po i dëgjohet zëri. Zëvendësi i tij akuzohet për keqpërdorim detyre, kryesuesi i Kuvendit për kanosje e Kryeshefja e Prokurimit për çështje tenderash.

Pyetja që duhet të shtrohet sot është: Pse nuk po i liron nga detyra këta njerëz kryetari nëse pretendon se do qeverisje të pastër?

A mos është arsyeja e gjithë kësaj se keqpërdorimet në komunën e Ferizajt janë zinxhirore dhe hallka kryesore është vetë i pari i komunës? A po frikësohet Agim Aliu që pas shkarkimit të tyre, zhytet në telashe pasi që të dalë sheshazi e vërteta? Apo mbase fati i njëjtë po e pret edhe kryetarin, për të cilin veçse është raportuar se po hetohet?

Hajde kryetar, shkarkoji njerëzit që po të akuzohen! Dil e fol për akuzat që po ju bëhen si qeverisje! Ose lëje mandatin se edhe ashtu veç telashe je duke sjellë!