Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdulla Hoti së bashku me deputetët Lirije Kajtazi, Vjosa Osmani, Armend Zemaj dhe Driton Selmanaj kanë pritur në takim përfaqësuesen dhe shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ku është diskutuar për procesin e dialogut, reformat në administratën publike, edukimi, ndotjen e ajrit, reformat zgjedhore e të tjera.

Kryetari Hoti e njoftoi Apostolova për qëndrimet e Grupit Parlamentar të LDK-së lidhur me proceset nëpër të cilat po kalon vendi.

Ai gjithashtu duke falënderuar BE-në për mbështetjen e vazhdueshme që po i japin shtetit të Kosovës, e siguroi shefen e BE-së, se Grupi Parlamentar i LDK-së, sikurse në të kaluarën, do të mbështet ligjet që rrjedhin nga agjenda evropiane.Ndërsa, Apostolova falënderoi kryetarin Hoti dhe deputetët e Grupit Parlamentar të LDK-së për rolin konstruktiv në zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës