Lazio ‘show’, fiton 4-1 kundër Spal, Valon Berisha e zëvendësoi Milinkoviq-Saviqin

Lazio e kaloi shpejt zhgënjimin nga disfata me Interin duke prodhuar një lojë bindëse dhe një fitore impresionuese kundër Spal.

Suksesi i shtatë i skuadrës romane në serinë A këtë sezon. Në sytë e trajnerit të kombëtares Roberto Mancini, skuadra vendase mori epërsinë me sulmuesin Immobile në minutën e 26.

Pas barazimit të përkohshëm nag Spal me anë të Antenuqit, ishte sërish Immobile që çoi skuadrat në [pushim me epërsinë e Lacios. në golin e dytë të bomberit të kombëtares italiane, ndikoi dhe devijimi i Kosta.

Në fraksionin e dytë të lojës skuadra kryeqytetase vulosi suksesin me rrjetën e bukur të Kataldi dhe finalizimin e Parolos duke konsoliduar vendin që të kualifikon në Champions, sezonin që vjen. për skuadrën e Spal ndërkohë, vjen humbja e 6 në 7 ndeshjet e fundit.

Për Lazion nga minuta e parë mbrojti Strakosha, kurse mesfushori kosovar, Valon Berisha hyri në lojë në minutën e 74 në vend të serbit, Milinkoviq-Saviq.

Sampdoria humbi 1-4 në shtëpi ndaj Torinos në një disfatë surprizë ndërsa Chievo u dorëzua në Verona 0-2 ndaj Sasuolos.