Lazio mendon ta zëvendësojë Inzaghin me Gattuson

Gennaro Gattuso raportohet se është përsëri në radarin e Lazios, pasi Simone Inzaghi e gjen veten sërish nën presion.

Lazio ka pësuar humbjen e katërt këtë sezon, duke u mundur edhe në Ligën e Evropës, nga Celticu me rezultat 2-1.

Tuttomercatoweb raporton se sytë e zyrtarëve të klubit janë mbi Inzaghin më shumë se kurrë.

Ky sajt shton se Gattuso duket të jetë kandidati kryesor për të zëvendësuar 43 vjeçarin.

Ish trajneri i Milanit aktualisht është i papunë, pasi së fundi ka refuzuar dy oferta, nga Genoa dhe Sampdoria.

loading…