Lazio me fitore të thellë ndaj Fiorentinas

Lazio ka fituar thellë në kuadër të xhiros së 24-t të Serie A. Të shtunën mbrëma, Lazio fitoi 3:0 në udhëtim ndaj Fiorentinas.

Ndeshja u vendos në pjesën e dytë.

Sergej Milinkoviq-Saviq, Ciro Immobile dhe Cristiano Biraghi (autogol) shënuan në fitoren e Lazios.

Thomas Strakosha qëndroi në portë te Lazio. Elseid Hysaj u aktivizua prej minutës së 69-të.

Lazio është e gjashta me 39 pikë. Fiorentina renditet e teta me 36 pikë.