Lazio i jep leje Muriqit të për Kosovën, ai mund të luaj edhe kundër Maqedonisë

Skuadra italiane ‘Lazio’ zyrtarisht ka njoftuar se do ta lirojë futbollistin Vedat Muriqi të luaj në tri ndeshjet e ardhshme me Kombëtaren e Kosovë. Tash i mbetet trajneri të Kosovës të vendosë nëse do ta aktivizojë yllin kosovar në ndeshjen e së enjtes kundër Maqedonisë.

Ndonëse ende nuk është paraqitur as me skuadrën e re ‘Lazio’ pas lëndimit, futbollisti kosovar Vedat Muriqi ka tashmë lejen e klubit të tij të ri që të ri-startojë në fushë gjatë 3 ndeshjeve të ardhshme me Kombëtaren e Kosovës, shkruan Reporteri.net.

I mbetet trajnerit të Kosovës, Bernard Challandes, të vendosë nëse ish-yllin e Fenerbaces do ta aktivizojë në fushën e blertë, ditën e enjte, kur përfaqësues e Kosovës zhvillon ndeshjen ndaj Maqedonisë, në Ligen e Kombeve, e rëndësishme për kualifikim në ‘Euro 2021’.