Lazio fiton në Torino, vazhdon garën për titull

Lazio e ka fituar ndeshjen e parë të xhiros së 29-të të Serie A të Italisë. Të martën mbrëma Lazio fitoi në udhëtim ndaj Torinos me shifrat 2:1.

Andrea Belotti shënoi nga penalltia në minutën e pestë për epërsinë e hershme të Torinos. Ciro Immobile barazoi rezultatin në minutën e 48-të, kurse Marco Parolo realizoi golin e fitores në minutën e 72-të.

Thomas Strakosha ishte në portë te Lazio, kurse Samir Ujkani në stol te Torino.

Lazio renditet e dyta me 68 pikë. Juventusi prinë me 69 pikë, kurse tashmë e ka nisur ndeshjen në udhëtim ndaj Genoas.