Serie A

Lazio fiton ndaj Parmës, Valon Berisha vendimtar

Sot u zhvilluar ndeshja mes Parmas dhe Lazios në kuadër të javës së nëntë të Serie A.

Skuadra e Simone Inzaghit shënoi fitore të rëndësishme si mysafirë ndaj Parmas me rezultatin 0-2.

Pjesa e parë ishte pa gola, ndërsa në të dytën u shënuan dy golat e ndeshjes nga Lazio.

Goli i parë erdhi në minutën e 80’ pasi Valon Berisha me mjeshtëri fitoi penalltinë, të cilën për mrekulli e ekzekutoi sulmuesi italian, Ciro Immobile.

Valon Berisha luajti nga minuta e 55′ e takimit, dhe performoi mjaft mirë deri në fund të ndeshjes.

Në fund të takimit ishte Joaquin Correra, i cili e shënoi golin e dytë për skuadrën e tij.

Me këtë fitore Lazio ngritët në vendin e tretë përkohësisht me 18 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme në kuadër të Serie A-së, Lazio e pret në shtëpi Interin, kurse Parma i shkon Atalantas.