Lazio e zyrtarizon Muriqin

Lazio e ka konfirmuar transferimin e yllit të Kosovës, Vedat Muriqi. Muriqi te Lazio është transferuar nga Fenerbahçe.

Ai te klubi nga Roma erdhi të dielën dhe iu nënshtruar testeve mjekësoreve. Është zyrtarizuar vetëm sot.

“SS Lazio njofton për blerjen e futbollistit Vedat Muriqi nga Fenerbahçe”, ka shkruar në faqen zyrtare të Lazios.