Lazio e shqiponjave

Igli Tare tashmë e ka mbushur me futbollistë shqiptarë klubin e madh italian, Lazion, në të cilin ish sulmuesi shqiptar e mban postin e drejtorit sportiv.

Tashmë është konfirmuar edhe transferimi i Angelo Ndrecka, i cili bëhet futbollisti i gjashtë shqiptar i Lazios. 17-vjeçari ka kaluar në Lazio prej Chievos, e cila ka rënë në Serie B.

Përpos drejtorit Igli Tare, Ndrecka në Lazio i ka gjetur edhe pesë lojtarë tjerë shqiptarë: Valon Berishën, Thomas Strakoshën, Riza Durmishin, Marko Aliajn dhe Sergio Kalajn.

loading…