Lazio dhe Strakosha sfidojnë Covid-19, më 23 mars dalin në stërvitje

Ëndrra e Lazios për të synuar titullin në Serie A u ndal nga Covid-19, virusi që ka paralizuar të gjithë kontinentin e vjetër.

Në Itali flitet pak ose aspak për futboll këtë periudhë, të gjithë janë të izoluar në shtëpi për të evituar çdo kontakt apo mundësi infektimi.

Pas vendimit të fundit të marrë nga UEFA, ku kërkohet që të gjithë kampionatet të përfundojnë më 30 qershor, Lazio ka nisur të programoj pjesën e mbetur të sezonit. 

Lazio

Në funksion të këtij qëllimi, klubi lazial ka njoftuar se ekipi do të zbres në stërvitje më 23 mars. Qendra stërvitore në Formello do të hap dyert dhe të gjithë duhet të jenë në dispozicion të trajnerit Inzaghi, vendim ky i bërë publik në faqen zyrtare te klubit kryeqytetas.