Lazio arrin fitoren e dytë në Serie A, Muriqi luan gjysmë ore por tregon lojë të bukur VIDEO

Lazio ka arritur fitoren e dytë në Serie A duke e mundur Bolognan me rezultat 2-1. Alberto dhe Immobile ishin kreator të kësaj fitore derisa sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi luajti për gjysmë ore lojë

Lazio ka arritur fitoren e dytë nga 5 ndeshje të luajtura në Serie A. Ishte një fitore e vështirë e Lazio kundër Bolognas që Lazio e fitoi edhe fal fatit që e përcolli sonte.

Pjesa e parë ishte më e mirë për Bolognan. Madje ata arritën që të shënojnë që në minutën e 13-të por goli i tyre u anulua nga VAR.

Në pjesën e dytë Inzaghi bëri disa ndryshime që sollën edhe ndryshime në lojë.

Fillimisht ishte Luis Alberto që me një dalje individuale arriti që të shënoi gol të bukur në minutën  54-të.