Laxalt lë Milanin, do të luajë në Ligën e Kampionëve!

Në pritje të një sulmuesi për repartin e avancuar, Gasperini përforcon mbrojtjen me Diego Laxalt.

Për mbrojtësin e majtë uruguaian Atalanta pothuajse ka arritur akordin me Milanin për transferimin me formulën e huazimit me të detyrim blerjeje në fund të sezonit, operacion që kënaq si zikaltërit nga Bergamo ashtu edhe Milanin.

Laxalt do të ribashkohet me Gasperinin, i cili e njeh mirë futbollistin që kur drejtonte Genoan, duke kompletuar në këtë mënyrë krahun e majtë të mbrojtjes në një sezon ku Atalanta do të impenjohet edhe në Ligën e Kampionëve, për herë të parë në histori të klubit.

Ndërsa Milani pritet të arkëtojë në total 10 milionë euro për kartonin e lojtarit.

loading…