“Djajtë e Kuq” nuk janë të gatshëm të shpenzojnë aq shumë para për sulmuesin argjentinas, të cilin e duan edhe Barcelona dhe Manchester City

Interi e ka vendosur çmimin për Lautaro Martinezin.

Futbollisti argjentinas kushton 110 milionë euro, në bazë të klauzolës së shkëputjes së kontratës.

Manchester United ishte njëri prej klubeve të interesuar për sulmuesin e rrezikshëm, por “Djajtë e Kuq” duket se janë tërhequr.

Gjiganti britanik e konsideron të lartë kërkesën e “Nerazzurri” për 22 vjeçarin, shkruan “The Times”.

Ndërkohë, interesim për përfaqësuesin argjentinas ka shfaqur edhe Barcelona, e cila e sheh atë si pasardhës ideal të Luis Suarezit.

Por, në garë për lojtarin duket të jetë edhe Manchester City, i cili po u bën konkurrencë rivalëve lokalë.