Xhudistja kosovare, Laurina Gashi e ka fituar medaljen e artë në Kupën Evropiane U-18 në Riga të Lativsë.

Laurina në xhiron e parë ishte e lirë, transmeton Klankosova.tv.

Në çerekfinale mposhti me Ippon në vazhdime finlandezen, Pihla-Maria Seikkula.

Gashi në gjysëmfinale mposhti me Wazaari dhe Ippon ukrainasen, Mariia Vasiuta.

Në finale ajo mposhti me Ippon garuesen nga Lituania, Rugile Marozaite.