Bartëse e tretë, në ngritje të vazhdueshme dhe e papërshtatshme për secilën kundërshtare.
Xhudistja Laura Fazliu të martën debuton në Lojëra Olimpike. Dhe në debutim synon vendin në podiumin. Pra synon medalje olimpike.
Në ditën e katërt të garave të xhudos në Parisi 2024, Laura paraqitet në kategorinë deri 63 kilogramë. Garat do të zhvillohen në arenën Champ de Mars në Paris.







