Laura në rrethin e tretë të Botërorit, shkon rrugës drejt medaljes

Laura Fazliu ka kaluar në rrethin e tretë të Kampionatit Botëror të xhudos, i cili po mbahet në Doha të Katarit.

Garuesja kosovare e eliminoi në rrethin e dytë kroaten Iva Oberan në kategorinë deri në 63 kilogramë, shkruan “Gazeta Express”.

Ndërkaq, në rrethin e tretë do të ketë punë me brazilianen Ketleyn Quadros.

Paraprakisht, Laura e eliminoi në rrethin e parë garuesen nga Republike Qendrore e Afrikës, Nadia Matchiko Guimendego.

Kosova është ende në kërkim të medaljes së parë të Botërorit, pasi këtë s’mundën ta bënin kampionet olimpike, Distria Krasniqi e Nora Gjakova, e as Akil Gjakova, Erza Muminoviq e as Flaka Loxha.