S’ka medalje për Laura Fazliun as përmes repesazhit.

Laura Fazliu do të kthehet në Kosovë pa medalje.

Ajo e kaloi rrethin e parë pa luftë, derisa në atë të dytë e mposhti xhudisten, Magdalena Krrsakova.

Fazliu arriti të kualifikohet deri në çerekfinale, pasi e mundi në rrethin e tretë spanjollen, Isabel Puche.

Në çerekfinale, ajo u mund nga xhudistja nga Kina, Junxia Yang.

Sido që të jetë, Laura kishte shansin që të kthehet me medalje nga Grand Slami i xhudos që po mbahet në Tbilis të Gjeorgjisë.

Ajo, përmes repesazhit, e kërkoi medaljen e Bronztë, por humbi edhe aty.

Fazliu u mposhtë nga britanikja, Lucy Renshall, duke e mbyllur kështu aventurën në Tbilis pa medalje.