Laura Fazliu fiton, i afrohet medaljes së bronztë

Laura Fazliu e ka fituar luftën e parë e cila është duke e kërkuar tani medaljen e bronztë përmes repesazhit, pasi u mund në çerekfinale dhe humbi mundësinë për të argjendtë apo të artë.

Në luftën e parë, Fazliu e mundi me ippon xhudisten italiane, Maria Centracchio, kjo e fundit bëri tri gabime.

Në luftën e dytë në repesazh, Fazliu do të përballet me holandeze, Sanne Vermeer.