Laura Fazliu e bronztë në “European Open” të Zagrebit

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka arritur ta fitojë medaljen e bronztë në garën e xhudos “European Open” që po mbahet në Zagreb.

Fazliu në repesazh mposhti me ippon xhudisten çeke Michaela Kulikova

Ndryshe, Erza Muminoviq u ndal edhe në repesazh në kategorinë deri 52 kilogramë, njëjtë si Flaka Loxha në kategorinë deri 57 kilogramë më herët gjatë ditës së sotme.