Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e dy mërgimtarëve në një aksident në Hungari.

Latifi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se është i tronditur nga vdekja tragjike në aksident komunikacioni në Hungari e Jetmir Rexhepit nga Celina dhe Kushtrim Hoxhajt nga Prizreni.

Postimi i plotë:

I tronditur nga vdekja tragjike në aksident komunikacioni në Hungari e Jetmir Rexhepit nga Celina.

Viktimë e aksidentit ka qenë edhe Kushtrim Hoxhaj nga Prizreni.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Rexhepi nga Celina dhe familjes Hoxhaj nga Prizreni.

Jetmiri dhe Kushtrimi, pushofshin në paqe!

VIDEO BONUS: Studentët kërkojnë nga MASHT-i kushte më të mira dhe shujta ditore