Latifi: Rugova s’ka qenë filozof, s’mund të ketë filozofi rugoviane

Profesori universitar Blerim Latifi thotë se ish-presidenti Ibrahim Rugova nuk ishte filozof dhe ne këtë mënyrë s’mund të ketë filozofi rugoviane. Komentet Latifi i bëri në emisionin Pressing në T7.

“Teknikisht Rugova s’ka qenë filozof, kështu që s’mundet me pas filozofi. Politikisht filozofia e Rugovës më shumë është një term që përdoret për ta cilësuar atë që mund ta quajmë koncepti i tij politik ose si ideologjia e tij politike ose qasja e tij politike”, tha Latifi.

“Rugovizmi, për mendimin tim nuk është ndonjë term që ka një përmbajtje, një substancë tepër të madhe”, sqaroi ai.

Gandi i Ballkanit?

“Të gjitha krahasimet çalojnë për shkak se Gandi ka vepruar në një situatë tjetër, në një kulturë tjetër, në një rrethanë tjetër historike”, shpjegoi Latifi.

“Rugovës nuk mund t’i mohohet përkatësia e të qenit pjesë e lëvizjeve pacifiste megjithëse mund të kemi pikëpamje të ndryshme për këtë”, theksoi ai.