Kryetari i Rahovecit dhe mandatari për 4 vjetët e ardhshme, Smajl Latifi e ka prezantuar listën prej 30 kandidatëve për Kuvendin Komunal.
“Të dashur bashkëqytetarë, të renditur sipas shortit, me kënaqësi të veçantë, prezantoj 30 kandidatët e AAK-së për Kuvendin e Komunës së Rahovecit në zgjedhjet e 12 tetorit. Asnjërin nuk mund ta veçoj sepse secili prej tyre ka karakterin, dëshirën dhe kapacitetin profesional që t’i kontribuojë komunës sonë me punë e përkushtim. Secili prej tyre është zë i veçantë i të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Latifi.
Sipas tij, kjo është listë jo vetëm e fitores, është një premtim për ide të reja, punë të palodhur dhe një të ardhme me zhvillim për Rahovecin tonë. /Ballkani.info/







