Analisti Blerim Latifi, vlerësoi se opozita “nuk ka qëndrim” sa i përket çështjes së presidentit.

Ndërsa, sa i përket seancës së nesërme për konstituimin e Kuvendit, Latifi tha se Kurti i ka “numrat në dorë”.

“Albin Kurti i ka të gjithë numrat në dorë për me përmbushë një procedurë e cila çon në formimin e Kuvendit të ri dhe procedurat tjera që përfshijnë edhe formimin e qeverisë dhe institucioneve tjëra…”, tha Latifi në Pressing, transmeton Express.

Ai shtoi se “humbësja më e madhe e kësaj periudhë të gjatë është opozita”, vlerësoi Latifi.