Latifi ironizon, mos u ngutni me e kritiku Turqinë sepse edhe Kosovën e ka pajisur me sistem të mbrojtjes raketore

Profesori i filozofisë dhe analisti politik, Blerim Latifi, ka ironizuar me lajmin që Turqia do të furnizoj me dornë luftarak Serbinë, duke thënë se edhe Kosovën e ka ka pajisur me sistem të mbrojtjes raketore, por se janë të ndërtuar ne gurë e beton, duke aluduar në xhami.

Dje u dha lajmi nga mediat serbe se Turqia do të furnizoj shtetin e Serbisë me dronë luftarak “bajraktar”.

Ndërsa ka pasur reagime të ndryshme, e një nga me pikantët ka qenë ai i Blerim Latifit.

Latifi e ka thënë me ironi se mos të ngutem me kritika, sepse edhe neve Turqia na ka pajisur me sistem të mbrojtjes raketore, por se këto e keta e kanë një defekt se janë të ndërtume ne gurë e beton.