Latifi ironizon me mledhjen e LDK-së: Mirë kanë bo, është jetike që njerëzit me marrë vesh çfarë ka ndodhur në shtet

Profesori universitar Blerim Latifi ka komentuar mbledhjen e sotme të LDK’së. Kjo parti fillimisht njoftoi se do të mblidheshin për informim rreth themelimit të institucioneve të reja në vend.

Lidhur me këtë Latifi ironizon nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Kryesia e LDK-së qenka mbledhur, siç u tha, me qëllim informimin mbi procesin e themelimit të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe procesin e votimit për President. Mirë kanë bo. Meqë jemi në terr informativ, pa televizione, pa gazeta, pa internet, pa rrjete sociale, pa telefona, është jetike që njerëzit të marrin vesh se çfarë ka ndodhur në shtet”, shkroi Latifi në Facebook.