Latifi ironizon me deklaratën e Petrovcit: Xhorxh Vashingtoni pa luftën për pavarësi do të ishte kërkushi

Deklarata e Enver Petrovcit për ish-udhëheqësit e UÇK-së, duke thënë se “ata i bëri lufta” e se do të ishin vetëm “badigarada” e “mësuesa”, ka ngjallur reagime të shumëta.

Një ironi me “të njejtën logjikë” por me shkas e ka bërë Blerim Latifi, i cili në një postim në Facebook ka shkruar se pa luftën për pavarësi të ShBA-ve edhe Xhorxh Vashingtoni do të ishte kërkushi hiç.

Kështu i gjykojnë vlerat dhe historinë në kët’ vendin tonë ku budallkia ka metastazu rrezikshëm.” – shkruan Latifi.

Postimi i plotë:

P.sh., pa luftën për pavarësi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës George Ëashington do të ishte një toger i thjeshtë i armatës britanike dhe një bujk anonim në fermën e tij në Mount Vernon. Pra kërkushi hiç.

Kështu i gjykojnë vlerat dhe historinë në kët’ vendin tonë ku budallkia ka metastazu rrezikshëm.