Latifi: Bota e pa që Serbia s’e kishte me UÇK-në, por kishte synime më dramatike

Profesori, Blerim Latifi ka folur për bombardimet e NATO-s ndaj caqeve serbe 22 vjet më parë.

Latifi tha se Kosova kishte pasur fat atë kohë pasi kishte qenë një vit i qetë në botë edhe lufta në Kosovë ishte në fokus të mediave botërore.

“Ne i kemi pasë një fat të jashtëzakonshëm në ato vite, një fat ndërkombëtar dhe gjeopolitik, ka qenë një vit përgjithsisht në botë dhe shpërthimi I luftës në Kosovë e bëri Kosovën epiqendër, të gjitha mediat ishin të fokusuara në Kosovë”, tha Latifi në t7.

Ai tha se frika e perëndimit u fuqizua pas masakrës së Reçakut atëherë kur edhe bota u bind se Serbia nuk kishte për qëllim ta mposhte UÇK-në por kishte synim spastrimin etnik të shqiptarëve.

“Kjo frikë e perëndimit faktikisht u fuqizua pas masakrës së Reçakut kur e pa edhe bota që skenari i Serbisë nuk ishte për ta mposhtur UÇK-në por skenari kishte synime më dramatike, synime që ne i kemi njohur nga e kaluara, synime për ta ndrruar përfundimisht strukturën demografike të Kosovës përmes një lloj të spastrimit etnik”, shtoi Latifi.