Blerim Latifi

Latifi: 25 vjet pas, populli i Kosovës ka humbur shumë nga kujtesa e ditëve që përcaktuan fatin e tij

Profesori universitar dhe analisti, Blerim Latifi në 25 vjetorin e bombardimeve të NATO-s, ka thënë se pasi Perëndimi kishte mposhtur dy ideologji, fashizmin e komunizmin, nuk mund të lejonte që shekulli të mbylljet në mënyrë tragjike.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai është shprehur:

“Pasi kishte mposhtur dy ideologjitë më gjakatare të këtij shekulli, fashizmin[1945] dhe komunizmin[1989], Perëndimi demokratik nuk mund të lejonte që ky shekull të mbyllej në mënyrë tragjike. Nuk mund të lejonte që fjala e fundit e këtij shekulli në Europë të ishte varreza e një populli”.

Në fund, Latifi ka thënë se 25 pas, populli ka humbur shumë nga kujtesa e atyre ditëve, dhe në këtë humbje, qëndrojnë shkaqet e situatës në të cilën është tani.

“25 vjet më pas ky popull ka humbur shumë nga kujtesa e atyre ditëve që përcaktuan fatin e tij. Dhe në këtë humbje qëndrojnë shkaqet e qorrsokakut të rrezikshëm në të cilin ka hyrë.” – ka thënë ai.