Largime masive nga Durrësi, shihni çfarë trafiku drejt Veriut e Kosovës VIDEO

Njerëz që duan të ikin për shkak të pasigurisë, ndërsa qyteti i Durrësit është shkretuar nga largimet masive.
Shumë njerëz të mbetur të pastrehë në Durrës po kërkojnë mundësi strehimi tek të afërmit, ndërkohë që nga Kosova janë ofruar shumë qytetarë për të marrë banorë të prekur nga tërmeti.

Gazetarja e News 24 raporton se nga Rinasi në drejtim të Veriut është krijuar trafik i rënduar dhe se ka radhë kilometrike makinash.

Ndërkohë në vend ndodhen forcat e policisë rrugore që po punojnë për të menaxhuar trafikun.