Mbrojtësi i Cityt

Laporte kritikon Deschampsin pasi që ky i fundit nuk e fton te Franca

Aymeric Laporte sulmon trajnerin e Francës, Didier Deschamps, duke e akuzuar se nuk e grumbullon me “Gjelat” për arsye personale.

Mbrojtës i Manchester Cityt ftoi mediat ta pyesin trajnerin pse nuk e preferon në përfaqësuese.

“Trajneri nuk më fton për arsye që nuk kanë lidhje me formën time. Vendimin e tij më duhet ta respektoj, por nuk është vendim me karakter teknik, Duhet të pyesni atë pse nuk më thërret. Nuk kam asgjë kundër tij, nëse dikush ka probleme me mua, është ai. Nuk kam ndërmend ta telefonoj dhe ta pyes, i vetmi person që mund ta zgjidhë misterin është trajneri.”

Laporte, i dyti futbollist francez pas Bixente Lizarazu, që është rritur dhe ka luajtur me Athletic Bilbaon, nuk ka ndërmend të luajë me Spanjën, edhe pse që në gusht të vitit 2016 është kërkuar nga Julen Lopetegui.

“Spanja është një kapitull i mbyllur, po luftoj që të luaj për Francën. Jam francez, nuk kam nënshtetësi të dyfishtë dhe nuk kam ndërmend ta kërkoj.”