Laporta u jep fjalën tifozëve që do ta forcojë Barcelonën

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta u ka dërguar një mesazh tifozëve katalonas pas zhgënjimit në Ligën e Kampionëve.

Barcelona nuk arriti ta kalonte fazën e grupeve dhe tani do t’i duhet të garojë në Evropa Ligë, shkruan Gazeta Express.

Në një video të postuar në llogarinë e tij personale në Twitter, Laporta tha: “Gjithashtu ndihem shumë i zhgënjyer nga eliminimi i Champions”.

“Të gjithë jemi dakord që duhet të forcojmë ekipin e parë. Problemi është se ne kemi trashëguar kontrata shum të larta të ekipit të parë, të cilat nuk na japin asnjë diferencë rroge. Edhe kështu, ne po kërkojmë formula për të përmirësuar ekipin e parë gjatë afatit kalimtar të dimrit. Ne po punojmë shumë për të arritur atë. Dhe ne do ta bëjmë”, tha Laporta në videon e shpërndarë në Twitter.