Laporta: Historia e Messit me Barcelonën nuk ka përfunduar, i kam borxh atij

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka një njollë në librin e tij që dominon të gjithë të tjerët dhe ai është largimi i Lionel Messit, i cili ishte sa pikëllues aq edhe i gabuar. Por, i pari i klubit nga Camp Nou ka befasuar të gjithë duke thënë se kapiteni i argjentinasit me Blaugranët nuk ka përfunduar.

Barcelona i ofroi një kontratë verën e kaluar argjentinasit, për t’i thënë më pas se marrëveshja nuk mund të bëhej në momentin e fundit.

Duke qenë se Messi është lojtari më i madh në histori të Barcelonës dhe ndoshta më i madhi në botë ndonjëherë, dhimbja që lidhet me atë moment është ende thellë brenda të gjithë tifozëve Blaugrana.

Duke folur përpara fitores së Barcelonës në El Clasico ndaj Real Madridit, Joan Laporta, i cili ishte përgjegjës për largimin, ka thënë se donte që Messi të kthehej dhe se kapiteni i tij nuk është mbyllur.

“Unë mendoj, shpresoj dhe uroj që kapitulli i Lionel Messit te Barcelona të mos ketë përfunduar”, ka thënë fillimisht Laporta për ESPN.

Messi ka fituar çdo trofe të mundshëm me Barcelonën

“Mendoj se është përgjegjësia jonë të sigurojmë që kapitulli, i cili është ende i hapur dhe nuk është mbyllur, të ketë një moment në të cilin ne mund të bëjmë ashtu siç është dashur. Dhe se ai ka një fund shumë më të lavdishëm se ai që pati”.

“Moralisht, si President i Barcelonës mendoj se bëra atë që duhej të bëja, por si President i Barcelonës dhe personalisht besoj se i kam borxh atij”, përfundoi i pari i klubit nga Camp Nou.