Laporta: Edhe pa Messin, Barcelona do të jetë e motivuar

Edhe pa Messin në ekip, Laporta ka insistuar se Barcelona do të jetë më e motivuar se kurrë në sezonin e ri, që nis këtë muaj. Ai thotë se ndihet keq që klubi nuk ka mundur t’ia jap lamtumirën Messit siç e meriton për shkak të situatës me koronavirusin.

“Ne jemi më të motivuar se kurrë të jemi të suksesshëm edhe pa Messin dhe të vazhdojmë të gëzojmë tifozët tanë. Sigurisht, që më vjen keq që për shkak të situatës me COVID-19 dhe gjithçka që ndodhi, ne nuk jemi në gjendje t’i japim Messit lamtumirën që e meriton. Por, ky është një vendim që duhej marrë”, insistoi Laporta që shtoi se kontrata e re me Messin ishte për pesë vjet. “Ne ramë dakord për një kontratë pesëvjeçare me Leon, dhe ne do ta paguanim atë vetëm për dy vitet e para, kurse për pjesën tjetër do të pajtoheshim, t’ia paguanim më vonë. Ai ra dakord me këtë dhe ne ishim të bindur se do të ishte e mjaftueshme për ferplejin financiar. Por, La Liga nuk lejoi”.

Laporta edhe njëherë ka insistuar se qëndrimi i Messit te Barcelona, do ta shkatërronte klubin.

“Situata financiare dhe numrat janë më të këqij nga sa mendohej. Bilanci ynë aktual i pagave nuk na lë një milimetër hapësirë për manovrim, dhe ne jemi të bllokuar edhe nga fair-play financiar. Unë nuk mund të merrja një vendim që do ta shkatërronte klubin. Barça është më e rëndësishmja”, tha Laporta.

Ai bëri të ditur se gjithashtu e kishte ftuar edhe Messin në këtë konferencë, por argjentinasi nuk kishte pranuar të jetë i pranishëm.

“I propozova Messit që të vinte me mua në këtë konferencë, por nuk erdhi. E di shumë mirë që ai është shumë i zhgënjyer”, tha ai. “Për të qenë i qartë, Messi donte të qëndronte. Ai kishte një marrëveshje në parim me klubin. Unë dua ta falënderoj atë dhe të gjithë njerëzit e tij për negociatat. Fatkeqësisht, ne po i ndërpresim ato për shkak të rregullave të La Ligas. Jam i trishtuar, por ne bëmë gjithçka që mundëm ta mbanim atë. Një epokë e re po fillon pa Messin, ne gjithmonë do t’i jemi mirënjohës atij”.