Laporta: Barcelona ka borxhe 1.35 miliardë euro

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka thënë se situate financiare në klub është shumë shqetësuese, ndërsa ka treguar se klubi është në borxhe 1.35 miliardë euro, njofton faqja zyrtare e Barceloëns.

Laporta ka fajësuar paraardhësin e tij Josep Bartomeu për këtë gjendje.

“Fundi i vitit financiar 2020/21 do të sjellë borxhe 481 milionë euro. Kjo është audituar nga Ernst & Young dhe i është paraqitur ligës. Ndikimi i pandemisë është 91 milionë euro”, ka thënë Laporta. “Sa i përket pagave të klubit, kjo faturë paraqet 103 për qind të hyrave (617 milionë euro), pra 25-30 për qind më tepër se kundërshtarët tanë. Vlera e klubit është minus 451 milionë euro. Është shumë delitake. Është e nevojshme të dalim me një plan strategjik për t’u përkujdesur që kemi një biznes funksional dhe të kemi besimin e kreditorëve tanë. Borxhi i klubit është 1.35 miliardë euro”, ka thënë Laporta.