Lamtumira e fundit për Albert Krasniqin, flet familjari i tij

Me lot e dhimbje të madhe, i është̈ dhënë lamtumira e fundit biznesmenit Albert Krasniqit, i njohur në publik si ish-bashkëshorti i Besa Gashit, dikur Miss Kosova, si dhe për miqësinë me disa nga emrat e njohur të estradës, e sidomos me djemtë e Baba Stars.

Në ceremoninë̈ mortore morën pjesë familjarë e miq të tij të shumtë.

Aty u pa edhe vajza e të ndjerit, bashkë me nënën e saj, për të cilën u raportuar se së fundmi se ajo dhe Alberti ishin ndarë.

Me dhimbje të madhe, për #Gjesi, foli axha i Albertit, Ismet Krasniqi, i cili tha se gjithçka kishte ndodhur aksidentalisht.

Nuk munguan as postimet në rrjetet sociale nga figura publike me të cilët ai pati shoqëri të ngushtë, duke u shprehur të tronditur me rastin dhe vdekjen e tij.

Alberti, djali i madh i familjes Krasniqi vdiq të mërkurën e 27 janarit, pasi nuk arriti t’i bëjë ballë plagës së marrë me armë zjarri.

U raportua se ai ishte në kërkim të policisë për shkak të disa problemeve me ish-gruan e tij.

Nga martesa me Besa Gashin, Krasniqi la pas vetes një vajzë të cilës edhe ia kushtoi publikimin e fundit në rrjete sociale pak orë para momentit tragjik. “Dashuria e babit” kishte shkruar i ndjeri 35-vjeçar.