Lampardi shkuan historinë në Ligën e Kampionëve me një rekord negativ

Frank Lampard u bë trajneri i parë i Chelseat në histori që pësoi disfatë në debutimin e tij në Ligën e Kampionëve, pasi që skuadra e tij pësoi humbje me rezultat 0-1 kundër Valencias, të martën.

Ndeshja e Grupit H në “Stamford Bridge” ishte pa gola deri kur sulmuesi i Valencias, Rodrigo, e shfrytëzoi një gjuajtje të lirë në minutën e 74-të të ndeshjes për ta dërguar në epërsi skuadrën mysafire.

Chelsea e pati një rast të artë për ta barazuar rezultatin në minutën e 87-të, mirëpo Ross Barkley, që ishte inkuadruar në lojë nga stoli, e humbi penalltinë dhe kështu u vulos disfata për klubin londinez.

Barkley ishte anglezi i parë që e mori për detyrë gjuajtjen e një penalltie për Chelsean që prej prillit të viti 2014, kur Lampardi e kishte marrë këtë përgjegjësi në ndeshjen kundër Stoke Cityt. Që të dy i humbën këto penallti.

Disfata e mbrëmshme bëri që Lampardi të bëhet trajneri i parë, prej 11 deri më tash, që kanë pësuar disfatë në debutimin e tyre të Ligën e Kampionëve me klubin angleze. Dhjetë prej këtyre 11 trajnerëve kishin fituar, ndërsa Gianluca Vialli kishte barazuar në ndeshjen e tij të parë në garën evropiane në vitin 1999.

E marta u shkrua në histori edhe si vetëm hera e dytë që Chelsea e ka humbur ndeshje hapëse të një sezoni të Ligës së Kampionëve, pasi që më parë “Blues” kishin humbur vetëm kundër Baselit në sezonin 2013/14.

loading…