Lampard tallet me Hazardin për mungesën e tij ndaj Derbyt
Ish-legjenda e Chelseat, tani trajner i ekipit Derby County, Frank Lampard, ka lavdëruar yllin e ekipit londinez, Eden Hazard, derisa ka bërë shaka duke thënë se ai frikësohet të përballet me ekipin e tij në Stamford Bridge.
“Ai është një lojtar absolutisht i jashtëzakonshëm në futbollin botëror. Unë mendoj se ai ka frikë të dalë kundër ekipit tim!”, u shpreh para ndeshjes Lampard.
Hazard nuk do të paraqitet në këtë ndeshje si pasojë e lëndimit ndërsa Lampard ka pranuar se mungesa e tij është pozitive.
Përballja mes ekipit të Maurizio Sarrit dhe Frank Lampard do të zhvillohet të mërkurën më 31 tetor me fillim nga ora 20:45, dhe zhvillohet në kuadër të Football League Cup.