Lampard reagon ashpër pas racizmit ndaj Abraham në Twitter

Lampard vazhdon ta mbrojë të riun, Tammy Abraham, pasi humbi penalltinë në finale të Superkupës së Evropës kundër Liverpoolit, duke ia dhuruar trofeun ekipit të Jurgen Klopp.

Frank Lampard ka kërkuar që Twitter të bëjë më shumë për të mbrojtur futbollistët, pasi Tammy Abraham ra pre e racizmit në këtë platformë, këtë javë, pasi humbi penalltinë në finalen e Superkupës së Europës.

“Së pari, personi që është duke e shkruar diçka, duhet të hedhë një vështrim mbi veten e tij. Së dyti, unë mendoj se duhet të policohet. Ne po kërkojmë që Tammy Abraham të trajtohet me dinjitet. Ai është duke e bërë punën e tij si futbollist që kur ishte tetë, ose nëntë vjeç. Dhe tani vihet në qendër të sulmeve raciste. Është e patolerueshme. Unë nuk po flas vetëm për situatën e Tammy. Është shumë e lehtë ta shpërndash urrejtjen në këto rrjete sociale. Jam dakord që është e vështirë për lojtarët, kjo është jeta moderne. Ata janë në rrjetet sociale tërë kohës. Jam vërtet i shqetësuar për të. Të merresh me ngjyrën e dikujt në rrjetet sociale është diçka shumë e thjeshtë. Kur e vuan në kurrizin tënd, rezulton diçka mjaft e rëndë dhe e dëmshme. Pra, është një problem, me të cilin duhet të merremi”.

“A do t’i ndalin ndonjëherë rrjetet sociale sulmet si ato ndaj Tammy? Kjo është përgjegjësia e tyre. Situata të tilla kanë të bëjnë me edukimin e njerëzve, por kur ato fshihen pas telefonave, atëherë është shumë e vështirë”.

loading…