Lampard pranë shkarkimit

Frank Lampard mund të largohet nga Chelsea, pas rezultateve negative në edicionin e tij të parë.

Forma e dobët në të cilën janë duke kaluar londinezët ka bërë që klubi të mendojë për trajner të ri.

Në listën e dëshirave të presidentit Roman Abramovich janë disa trajnerë. Thomas Tuchel, Masimiliano Allegri, Julian Nagelsmann dhe Brendan Rodgers.

42-vjeçari ka kontratë me “Blutë e Londrës”, deri në vitin 2022.

Këtë sezon në Premierligë, Chelsea pas 19-të ndeshjeve renditet në pozitën e tetë me 29 pikë.