Lampard në kërkim të një tjetër talenti te Chelsea

Frank Lampard po tregon se është trajner që i pëlqen dhe punon me të gjithë lojtarët të rinj te Chelsea.

Mount, Odoi, Abraham e Tomori janë vetëm disa prej emrave që tashmë luajnë titullarë me “Blutë e Londrës” dhe në merkaton e janarit mund të afrohet një tjetër talent.

Lampard është I fiksuar pas 17-vjeçarit, Joe Gelhardt I cili po shkëlqen te Wigan dhe që e ka ndjekur nga afër edhe kur drejtonte Derby County në Championship.

Gelhard ka kontratë deri në vitin 2021 dhe është një lojtar që mbulon të gjitha rolet e repartit të avancuar çka i pëlqen shumë trajnerit të bluve dhe pritet që me një ofertë 10 milionë paundë të arrihet një marrëveshje mes palëve.

loading…