Didier Drogba njoftoi përfundimisht se është pensionuar nga futbolli, kurse ish bashkëlojtari i tij te Chelsea, Frank Lampard ka pasur fjalë lavdëruese për sulmuesin nga Bregu i Fildishtë.

Lampard e ka përshkuar Drogban si një ‘bishë’ në dhomat e zhveshjes që i ka ndihmuar londinezëve të fitojnë shumë trofe.

Drogba pati karrierë prej dy dekadave si futbollist, ndërsa majën e formës e arriti te Chelsea ku fitoi 4 Premier League dhe 1 Champions League në mesin e shumë triumfeve tjera.

Tashmë trajneri i Derby Countyt, Frank Lampard ka theksuar rëndësinë e 40 vjeçarit në sukseset e “The Blues”.

“Shumë shpesh më pyesin se kush janë futbollistët më të mëdhenj që ke luajtur me ta. Njëri u pensionua së fundmi e që është John Terry dhe tjetri është Didier Drogba. Ai është lojtari më i pabesueshëm, është një bishë në dhomën e zhveshjeve. I ka fituar Chelseat trofe pa fund, duhet të jetë shumë krenar me karrierën e tij. Për të mos thënë më i madhi, Drogba ka qenë njëri prej futbollistëve më të mëdhenj që kam luajtur së bashku, mund të iu flas gjithë ditën për të”, tha Drogba.

Didier Drogba kishte njoftuar për planet e tërheqjes nga futbolli në mars të këtij viti, ndërsa gjatë karrierës së tij është aktivizuar në klube si Le Mans, Marseille, Shanghai Shenhua, Galatasaray dhe Montreal Impact.