Lampard krenar me pritjen që i ofruan tifozët e Chelseat

Aventura e Derby Countyt në EFL Cup mori fund mbrëmë me humbjen 3-2 ndaj Chelseat, por trajneri Frank Lampard u largua nga “Stamford Bridge” i lumtur.

Lampard e përshkruajti vetën si një njeri me fat pas pritjes si hero që iu bë nga tifozët e Chelseat, në përballjen e parë kundër “The Blues” si trajner.

Pavarësisht se e humbi mundësinë për t’u kualifikuar në çerekfinale të kompeticionit, Lampard ishte krenar me pritjen e ngrohtë që iu rezervua edhe pas 4 viteve të kaluara prej se luajti për herë të fundit për londinezët.

“Jam shumë falenderues ndaj tifozëve të Chelseat, ata janë në dijeni se çfarë ndjejë për ta. Largimi im nga këtu si futbollist nuk ishte i mirë dhe kjo më mërzit pak, por kjo nuk ka rëndësi tani. Unë kam vetëm kujtime të bukura këtu, dhe të trajtohem në këtë mënyrë më bën të ndihem me fat”, tha Lampard.

Golashënuesi më i mirë në histori të Chelseat ishte i kënaqur edhe me paraqitjen e futbollistëve të Derbyt, ndërsa sipas tij rezultati i drejtë do të ishte barazimi.