Chelsea i trajnerit Frank Lampard e ka arritur fitoren e parë në këtë sezon, derisa sot në mesditë triumfuan në udhëtim te Norwichi 2-3.
Londinezët zhbllokuan rezultatin shumë herët në minutën e 3-të me anë të sulmuesit të shumë kritikuar, madje edhe fyer në baza raciste, Tammy Abraham.
Por, përgjigja e vendasve nuk vonoi teksa Cantwell realizoi në minutën e 6-të për 1-1.
11 minuta më vonë Chelsea shënoi sërish me talentin anglez, Mason Mount.
Sidoqoftë Norwichi insistoi të mos dorëzohej lehtë, me top golashënuesin e Premierligës, Temmo Pukki ktheu baraspeshën kur po zhvillohej minuta e 30-të. Ky ishte goli i 5-të këtë edicion për sulmuesin finlandez.
Goditjen përfundimtare Norwichit ia dha Abraham 22 minuta para fundit të ndeshjes, ndërsa njëherish sulmuesi anglez ishte heroi i Chelseat në këtë takim.
Ky ishte suksesi i parë për trajnerin Lampard në drejtimin e Chelseat, teksa në përballjet e mëhershme numëronte 1 humbje dhe një barazim në Premierligë, kundër Manchester Unitedit dhe Leicesterit, si dhe në Superkupën e Evropës kundër Liverpoolit me penallti.
https://www.youtube.com/watch?v=L5wt5yzN2cQ







