Lampard e do Iscon ne Chelsea

Pezullimi i merkatos nga FIFA tashmë është kthyer në një kujtim për klubin e Chelsea, që ka nisur nga puna menjëherë për t’i dhuruar trajnerit Lampard përforcimet e para.

Një ndër objektivët kryesorë të “bluve të Londrës” është mesfushori i Real Madrid, Isco.

27-vjeçari vazhdon të mos i ketë mirë marrëdhëniet me drejtuesit e madrilenëve, të cilët e kanë nxjerrë futbollistin në merkato.

Klubi anglez kërkon të përfitojë nga situata për ta transferuar futbollistin sa më pare në “Stamford Bridge”. P

Për ta bindur Real Madridin të lërë të lirë lojtarin që në Janar, drejtuesit e Chelsea janë gati të paguajnë 55 milionë Euro për kartonin e Iscos që kërkohet me ngulm nga trajneri Lampard.