Chelsea ka arritur marrëveshjen të hënën me Frank Lampard, që do të kthehet në “Stamford Bridge” në rolin e trajnerit.

Klubi i ka vendosur një premio të rëndësishme nëse do ta arrijë të mbajë në zonën Champions.

Lampard ka të ngjarë të nënshkruajë një kontratë, me vlerë rreth 4 milionë paundë në një vit. Zyrtarizimi tashmë mbetet çështje orësh.

Më shumë mundësi, Lampard, që është dhe golashënuesi më i mirë në historinë e Chelseat, do të nisë punën të premten, kur skuadra të zbresë për herë të parë në fushë për përgatitjet e sezonit të ri.

Ka paqartësi nëse Shay Given do të bashkohet me stafin e Lampard, pasi ish portieri i Republikës së Irlandës mund të qëndrojë në këtë detyrë te Derby. Gjithsesi, bashkë me 41-vjeçarin do të vijnë Jody Morris, ish mesfushori dhe trajneri i Chelseat, dhe Chris Jones.